Në shtëpinë e Besit dhe Xhensilës, festat e fundvitit zakonisht vijnë më shpejt, dhe me fëmijë të vogël padyshim që dëshira për ta kënaqur është më e madhe.
Xhensila dhe Ajka janë shfaqur së fundi në disa foto të realizuara me mjaft mjehshtëri, në një ambjent magjik me pemën e zbukuruar. Por ndjekësve i ra në sy dhe një detaj: dora e këngëtares është e mbështetur mbi barkun e saj, e kjo bëri që të nisnin hamendësimet nëse Xhensila është në pritje të fëmijës së tyre.
Ajo dhe i shoqi e kanë lënë të kuptohet dhe më herët se duan ta zgjerojnë familjen e tyre, dhe ndoshta koha kur Ajka do të bëhet me motër ose vëlla mund të jetë më e shpejtë nga sa mendonim!


