KreuCelebrity

Shqiptarja plagos rëndë mjekun grek: “Më mori fëmijën”!

Klodiana Çelo është shqiptarja që tronditi opinionin publik në Greqi pasi qëlloi me armë zjarri ish partnerin në sy të fëmijës së tyre. Gruaja e goditi disa herë në bark mjekun grek me të cilin ishte në proces gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës dhe detyrimeve që rrjedhin prej saj.

Jorgos Neos, okulist i njohur në Athinës, është në spital në gjendje kritike për jetën. Klodiana është arrestuar nga policia dhe sipas informacioneve shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet familjare. Ish bashkëshorti i kishte marrë vajzën 13 vjecare në sytë e të cilës ndodhi dhe ngjarja. Mjeku 68 vjec kishte krijuar një familje të re me një grua angleze si dhe me vajzën që kishte me nga martesa me shqiptaren.