KreuCelebrity

Kledi i “Big Brother VIP” qenka në një lidhje, flet e dashura e tij: Kemi 6 vjet bashkë

Kledi Hysa prej disa javësh ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, dhe së fundmi e dashura e tij ka folur për herë të parë në emisionin “Shqipëria Live”.

Vajza gjermane foli për marrëdhënien me Kledin dhe se si po e sheh ajo futbollistin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “Big Brother është diçka e re, është një eksperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerëzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur”, tha ajo.

Teksa Haula u pyet se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat dhe ajo tha, “Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi”.

Ndërkohë për përgjigjen e Kledit, “No commet”, ku ai u pyet për statusin e tij nëse është single apo në lidhje, e dashura e tij u shpreh se ata kanë 6 vite bashkë dhe është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private.

“Ne kemi 6 vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private”, përfundoi ajo.