KreuCelebrity

Zbulohet shuma marramendëse që i është ofruar Luana Vjollcës për emisionin e ri!

Moderatorja Luana Vjollca konfirmoi në fund të muajit shtator largimin e saj nga Top Channel, aty ku ajo nisi karrierën e saj dhe vijoi atë për 15 vite me radhë.

Së fundmi në mediat sociale po qarkullon lajmi se Luana po merr oferta të shumta pune. Sipas burimeve të “Express Rozë” një prej ofertave ka të bëjë me drejtimin e një emisioni në Kosovë, për të cilin i është ofruar shuma marramendëse prej 20 mijë eurove në muaj.

Ende nuk dihet se nga kush televizion ka ardhur kjo ofertë, dhe nëse Luana ka pranuar apo jo..ndaj mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Ndërkohë që Luana vetë ka konfirmuar se është duke punuar për një projekt personal “Thuaje”, të cilin e ka cilësuar si projektin e jetës. Moderatorja nuk ka lënë as angazhimet muzikore ku ka zbuluar se po punon në studion e kompozitorit Darko Dimitrov.