KreuCelebrity

4 profeci shokuese të djalit të vecantë, thotë se erdhi nga Marsi të shpëtojë Tokën!

Boriska Kipriyanovich, nga Volgogradi i Rusisë pretendon se ka jetuar në Planetin e Kuq, para se të “rilindte” në Tokë , ku thotë se ka ardhur që të shpëtojë racën njerëzore nga apokalipsi. Djali insiston se specia e tij “aliene” u shfaros nga konflikti bërthamor mijëra vjet më parë dhe trembet se edhe planeti ynë po shkon drejt zhdukjes. Ai bën katër parashikime të mëdha:

Më alarmanti, është ai i përmbysjes së poleve të fushës magnetike të tokës, me pasoja te medha në planet

Boriska thotë po kështu se Sfinksi i Madh i Egjiptit mban sekrete që nëse zbulohen do të ndryshojnë përgjithmonë jetën në tokë. Ai thotë se raca e tij e mëparshme kishte lidhje me egjiptianët e lashtë .

Një tjetër nga pretendimet e tij është se fëmijë të veçantë që do të lindin në kohët aktuale, e do të ndihmojnë njerëzimin të shmangë katastrofën.

Ndërkohë, përmend edhe dy katastrofa që nuk ndodhën kur i pati parashikuar më herët, evente që tha se do të  ishin përmbytje të mëdha që do të preknin të gjithë botën, duke zhdukur një pjesë të mirë të njerëzve.