Aktori i njohur i humorit Gazmend Paja është përfshirë në një aksident rrugor paraditen e kësaj të enjte, në rrugën e Kavajës tek ish-Parku në Tiranë
Mësohet se aktori ka qenë duke lëvizur me motor te lire ne shitje, në momentin që është përplasur me një automjet. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale ai shihet teksa ka rënë në tokë dhe është rrethuar nga kalimtarë të rastit.
Sipas policisë, aktori ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital, por fatmirësisht jo të rënda.
“Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi sot policia e Tiranës.






