Numërimi ka nisur mbrapsht për nisjen e sezonit të dytë të programit të dashurisë në televizionin Klan “Love Story 2”.
E teksa data 15 nëntor po afron dhe të gjithë ne do të njihemi me konkurrentët, një surprizë e këtij sezoni sapo është zbuluar..
Pjesë e konkurrentëve do të jetë Kristi, djali i Robert Aliajt, i cili edhe këtë sezon do të jetë një nga opinionistët e “Love Story”.
Nuk dihet ende nëse Kristi do të jetë pjesë e djemve që do të luftojnë për fronisten apo do të jetë fronisti i vajzave.
Por, jemi të bindur që prania e djali i Robert Aliajt në këtë program do të jetë shumë interesante, pasi ai do të jetë përballë opinionit të të atit, dhe kërshëria e publikut për t’i parë do të jetë padyshim e madhe..
Ndaj na mbetet të presim ditën e hënë, startimin e “Love Story” në orën 20:00, në televizionin Klan.





