Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë ndarjes së çmimeve për lidership nga Këshilli i Adriatikut në Uashington, është takuar me këngëtaren me famë me origjinë shqiptare, Dua Lipën.
Presidentja e KE-së është shprehur e lumtur që ka takuar Duan, për të cilën ka thënë se ka ndikim të madh në botë.
“Shumë e lumtur që u takova me Dua Lipën në Këshillin e Adriatikut në çmimet e lidershipit. Dua, ti ke një ndikim kaq të madh në botë. Me muzikën tuaj dhe energjinë unike ne të gjithë po ‘leviting’ (titulli i këngës)”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.
Kujtojmë se këngëtarja ka marrë çmimin e “Lidershipit Artistik të Dalluar” dhe në ceremoni ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
So happy to meet @DUALIPA at the @AtlanticCouncil Leadership Awards.
Dua, you have such a great impact on the world.
With your music and your unique energy, we are all “levitating” pic.twitter.com/xPemFfywd6
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 11, 2021



