Regjisorja e njohur Vera Grabocka sapo na zbukuroi Instagramin me një fotografi shumë të bukur.
Vera Grabocka dhe aktori aq i dashur për publikun Timo Follko janë padyshim një nga çiftet e preferuar të publikut, dhe në fotografinë që ajo ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj, ata shihen pranë njëri-tjetrin teksa janë shumë pranë një puthjeje.
Një fotografi që të frymëzon dhe të mbush plot pozitivitet, që tregon më së miri se dashuritë e vërteta, pavarësisht viteve që kalojnë, mbeten të mëdha dhe zgjasin përgjithmonë..
“Dashuria është e vetmja përgjigje”, ka shkruar regjisorja e njohur përkrah fotografisë, duke zbuluar në këtë mënyrë çelësin e saj të suksesit.
Kujtojmë që kjo fotografi dhe ky dedikim për dashurinë vjen nga regjisorja Vera Grabocka vetëm pak ditë para se ajo të nisë programin “Love Story” në televizionin Klan.





