Meghan Markle dhe Princi Harry shkëlqyen në tapetin e kuq të “Salute to Freedom“ në Muzeun Intrepid në Nju-Jork të mërkurën mbrëma.
Meghan kishte veshur një fustan të kuq nga Carolina Herrera, i dizajnuar për të nga drejtori kreativ Ëes Gordon si pjesë e koleksionit para vjeshtës 2022. Dukesha e Sussex-it kishte zgjedhur që flokët t’i kapë topuz, dhe kombinoi pamjen elegante me vathë diamanti, një grup byzylykësh dhe me takat vishnje nga Giuseppe Zanotti.
Ndërkohë që Harry kishte veshur një kostum klasik të zi dhe papion të fiksuar me katër medalje dhe kryqin për Knight Commander of Royal Victorian rreth qafës së tij.
Kujtojmë që në fillim të kësaj jave, Harry thirri shtypin, për të folur për mënyrën se si ata e trajtuan vendimin e tij dhe bashkëshortes Meghan për t’u larguar nga detyrat e tyre si anëtarë të lartë të familjes mbretërore.







