KreuCelebrity

Të gjitha të vërtetat e Livias! EKSKLUZIVISHT PËR BORDO

 

Nëse do më thuhej përshkruaje Livian, mund të them vetëm një përcaktor: diellore! Sepse është e lumtur, gjithmonë si një diell pranveror që të përkëdhel. E qeshur gjithmonë dhe me një natyrë solare, brenda së cilës fshihet herë një vajzë e vogël, e herë një akoma më e pjekur. Si një vajzë e ardhur nga bota e ekranit, ndoshta shumë pak do ta besojnë, se ajo është nga ato pak personazhe që nuk ka fshehur asgjë nga jeta e saj, para dhe pasi u kthye në një vajzë me ndikim në media. Me pak fjalë, Livia Brunga është një libër i hapur në faqet e të cilit mund të shohin veten shumë vajza, ndaj edhe ajo preferon gjithmonë të jetë e vërtetë në çdo rrëfim të “Bordo” për jetën e saj, miqësitë dhe dashurinë… 

Livia, çfarë të shtyu të merrje pjesë në “Big Brother VIP”? 

Unë jam një fanse e ‘reality show-ve”. I kam ndjekur tërë jetën në Itali dhe thashë pse mos të provoj një eksperiencë të re.

Si do e përshkruaje këtë eksperiencë? 

Unë “Big Brother-in” e kam përjetuar siç është Livia në përditshmëri, kështu e qetë, jam munduar të nxjerr ngjyrat e mia dhe pse kjo gjë nuk ka qenë shumë e thjeshtë, por që të qetë.

Çfarë mësove më shumë për veten? 

Mësova që di edhe të bëhem me nerva shumë sepse në fakt kam bërtitur në shumë raste, sepse në përgjithësi e kam vlerësuar veten gjithmonë si një vajzë shumë menefregiste, por që janë edhe disa gjëra që nuk i duroj e nuk i toleroj. Besoj që nuk ka ndryshuar ajo Livia e përditshmërisë. 

Cili ka qenë momenti më i vështirë? 

Momenti më i vështirë është ajo pjesa kur ti mendon se je larg njerëzve që do më shumë. Vetëm kaq, pjesën tjetër e kam përjetuar me gjitha ngjyrat. Sigurisht më ka munguar pak mami dhe njerëzit e afërt. 

 

Po momenti më i bukur? 

Momenti më i bukur ka qenë miqësia me Rozanën, me Laertin, me Eglin, lojrat me Gjestin, energjia dhe empatia e njerëzve. 

Çfarë nuk pamë në kamera, por do të doje që publiku ta dinte? 

Ka patur shumë negativitet dhe kur rrethohesh nga negativiteti, mbase nuk ka dalë ajo pjesa ime më shumë lozonjare dhe shumë ‘funny’. Vetëm kaq doja që t’i arrinte më shumë publikut. 

A ka një mekanizëm për t’u ruajtur nga negativiteti dhe paragjykimi? 

Besoj që njeriu njëherë duhet të jetë shumë në rregull me vetveten. Duhet me pas atë pjesën, që nuk më intereson fare për çfarë thonë të tjerët. Në Shqipëri unë e kam vë re, për një gjë të vogël ndryshohet direkt mendimi i publikut. Kështu që jo, besoni te vetja, ndiqni intuitën tuaj, edhe jetoni rehat me çfarë doni. Mos shikoni se çfarë shkruajnë njerëzit ose çfarë ju thonë njerëzit. 

 

Çfarë këshille do t’u jepje konkurrentëve të ardhshëm? 

Për si po evoluon, me çfarë kam parë dhe përjetuar, “Big Brother-i” është pak i egër, kështu që vetëm të luajnë, mos të mendojnë si të ruajnë pjesën e imazhit. Ta marrin “Big Brother-in” si diçka për të falur skena vetëm për të luajtur. Kjo është fjala e duhur. Unë për shembull jam munduar të isha vetvetja, por kjo nuk mjafton. Duhet të futesh në lojë me diçka që nuk të përfaqëson dhe 100%. 

Çfarë të mungon më shumë nga “Big Brother”? 

Më mungon rutina kur zgjoheshim, pinim kafe dhe kërcenim të gjithë bashkë. Më mungon dhe pjesa që unë nuk përdor telefonin. Edhe diçka që mua më ka pëlqyer ishte se nuk dija çfarë do të ndodhte dhe produksioni të surprizon në çdo mënyrë, qoftë për një lojë, apo ndonjë surprizë. 

Si është jeta jote tani pas daljes? 

Super e angazhuar. Edhe pse Tirana është një kontekst shumë i lodhshëm, e them për mua që jam rritur jashtë dhe kam qenë gjithmonë shumë e qetë.