KreuCelebrity

Media zvicerane: Prokuroria kërkon paraburgim për Noizy-n!

Reperi shqiptar Rigles Rajku, i njohur me emrin e artit, Noizy, u ndalua në aeroportin e Zvicrës të shtunën me urdhër të Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Media zviceriane “Watson.ch”, shkruan se për Noizy-n është kërkuar të zbatohet masa e paraburgimit, por pa dhënë më tepër detaje mbi çështjen për të cilën reperi akuzohet.

Në artikull theksohet se ndaj këngëtarit shqiptarit rëndojnë disa vepra penale dhe se ndaj tij po kryhen një sërë procedurash. Ndaj tij ende nuk është shpallur një vendim. Për më tepër, prezumimi i pafajësisë zbatohet deri në shpalljen e një vendimi përfundimtar.

"Noizy kishte udhëtuar drejt Zvicrës për të performuar në një prej klubeve vendase. Reperi shqiptar fillimisht kishte planifikuar një performancë në Rinora 4 në Rümlang. Muzikanti ka pothuajse katër milionë abonentë në Spotify. Ai ndiqet nga mbi dy milionë njerëz në Instagram. Gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe pas rizgjedhjes së tij të suksesshme, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama performoi gjithashtu me Noizyn në skenë”, shkruhet në median Watson.ch.