KreuCelebrity

Tragjedia e kapitenit shqiptar që u mbyt duke shpëtuar turistët, zbardhen detajet: Faji, i gjithi i izraelitëve!

Tragjedia e kapitenit shqiptar që u mbyt duke shpëtuar turistët,

 

Kapiteni i anijes "Drini" Arben Anamali humbi jetën një ditë më parë në Liqenin e Shkodrës teksa shpëtoi disa turistë izraelitë të cilët rrezikuan të mbyteshin, por vetë nuk ia doli. Anamali, një hero i vërtetë, nuk u dëgjua nga turistët kokëfortë. I punësuar nga Bashkia e Shkodrës, ai ishte jo vetëm një kapiten i licencuar, por një mjeshtër i vërtetë i motorëve të barkave dhe skafeve.

I njohur për qetësinë dhe përkushtimin e tij, Arbeni nuk ishte thjesht një drejtues mjeti lundrues, por një njeri që mbante mbi supe sigurinë e jetëve njerëzore, shkrujan newsbomb.al. Ditën e djeshme, ai kishte marrë me vete një grup turistësh izraelitë, për të shijuar bukuritë e liqenit mes Shirokës dhe Zogajve. Por dëshira për t’u larë në liqen, pavarësisht paralajmërimeve të tij të vazhdueshme për rrezikun e erës së fortë, e ktheu udhëtimin në një tragjedi.

Si ndodhi ngjarja?

Pesë turistë u hodhën në ujë, duke injoruar këshillat e kapitenit. Por uji nuk ishte aq mikpritës sa kishin imagjinuar. Brenda pak minutash, u përballën me një rrezik real për jetën. Megjithatë nuk ia dolën dot që të qëndronin gjatë dhe për punë minutash kërkuan ndihmë.

Në këtë moment, kapiten Arben Anamali ka notuar drejt turistëve, të cilët era e fortë i kishte larguar rreth 50 metra nga anija, ndërsa me vete kishte dhe dy komardare shpëtimi. Njërin grup me 3 persona i ka afruar pranë anijes, e më pas ka shkuar për të marrë edhe 2 turiste të tjera.

Edhe pse të turistët i ka shpëtuar, vetë nuk ka mundur dot më që t'i afrohet anijes, për shkak se i shteruan fuqitë. Polumbarët ende nuk e kanë gjetur trupin e tij. Anamali, baba i dy fëmijëve, djalit 17 vjeç dhe vajzës 14 vjeçe, humbi jetën duke bërë atë që dinte më mirë, të shpëtonte të tjerët.

Kapiteni i njohur, u punësua nga Bashkia Shkodër me 1 Maj të 2024 kur edhe u sollën anijet turistike “Buna” dhe “Drini”.