Blogerja Sara Hoxha u perball se fundi me nje koment befasues në rrjetet sociale. Një ndjekës i ka shkruar: “Je një yll, po pastro mustaqet”, duke i lënë të kuptohet se në ndonjë foto të publikuar së fundmi, ajo kishte një hije të errët mbi buzë, që disa mund ta kenë interpretuar si ‘mustaqe’.
Por Sara, e njohur për mënyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe shpesh me humor në komunikim, nuk ka hezituar të japë një përgjigje.
“Të ishin mustaqe, por janë njolla që më janë bërë nga dielli”, ka shkruar ajo.



















