Prej disa ditësh, në rrjetet sociale kanë qarkulluar aludime për një ndarje të mundshme mes këngëtares së njohur Fifi dhe partnerit të saj, Adis Patushi. Shkak për këto aludime është bërë fshirja e disa fotografive të përbashkëta të çiftit nga profilet e tyre në rrjetet sociale, një veprim që ka ngjallur dyshime nga ndjekësit e tyre.
Në llogarinë e saj në TikTok, Fifi ka bërë repost disa video me përmbajtje që lidhen qartazi me dhimbjen e një ndarjeje. Një nga to shprehet:
“Do të doja të mos të të kisha takuar kurrë, do të doja të mos të të kisha pëlqyer kurrë, të mos kisha humbur kohë me ty.”
Ky veprim ka shkruar fansat të mendojnë se ndarja është e vërtetë, ndonëse vetë këngëtarja nuk ka dhënë ende një deklaratë publike për këtë çështje.



















