KreuCelebrity

Mblidhte plehra në rrugë, kur një grua e filmoi: E pabesueshme çfarë ndodhi pas 72 orësh!

Mblidhte plehra në rrugë, kur një grua e filmoi: E pabesueshme


Mediat sociale kanë një fuqi të madhe - kjo nuk është sekret për askënd. Ato mund ta shndërrojnë brenda natës një njeri fare të zakonshëm në një personazh të famshëm. Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi një burri nga Mançesteri, Britani e Madhe, i cili po punonte si në cdo ditë tjetër.

Mblidhte plehra në rrugë, kur një grua e filmoi: E pabesueshme
Mblidhte plehra në rrugë, kur një grua e filmoi: E pabesueshme


Mbi 6 milionë njerëz panë, vetëm në pak orë, një klip të postuar nga një grua në TikTok, në të cilin shfaqej burri anonim, teksa mblidhte mbeturina. Një burrë "i zakonshëm", që në fakt ishte mjaft simpatik,  me një trup të lakmueshëm dhe bark të skalitur. "O Zot, a ke Instagram?" e pyeti gruaja dhe ai u përgjigj menjëherë: "Po, mund të më gjesh si @OllyS7".

Mblidhte plehra në rrugë, kur një grua e filmoi: E pabesueshme
Mblidhte plehra në rrugë, kur një grua e filmoi: E pabesueshme

Videoja, e postuar me mbishkrimin "Unë dhe mami takuam një burrë të adhurueshëm në Hale sot kur ishim të bllokuar pas një kamioni plehrash. Mund ta kërkoni, vajza!", u bë menjëherë virale.
Mijëra gra filluan menjëherë të kërkonin OllyS7 – emri i vërtetë i Olly Smith – në rrjetet sociale, duke e ndjekur dhe duke i dërguar mesazhe. Reagimet ishin të shpejta:
“A mund t’i thuash se e pashë videon 07949132546 herë? Faleminderit!”
“OllyS7 po merr shumë mesazhe direkte”!
“OllyS7 në Instagram. Po, është i mrekullueshëm! Më vjen keq që nuk jam më 20 vjeç!”
Olly duket se po shijon statusin e tij të ri si simbol seksi online. Ai shkroi në Instagram:
“Çfarë 72 orësh të çmendura! Një grua më filmoi në rrugë ndërsa punoja në Hale dhe më ktheu padashje në qendrën e vëmendjes.”