Bashkë me sezonin e verës të gjithë duan të arratisemi sa mundemi nga e përditshmja e qytetit, ndaj “Bordo” duhet të jetë patjetër në valixhen tuaj të pushimeve. Arsyeja? Ka shumë në fakt!
Vajza e kopertinës, bukuroshja Danja Koka, dikur një nga modelet e ballinës së “Bordo”, ajo rikthehet pas eksperiencës në “Big Brother VIP” për të na rrëfyer gjithçka që i dhuroi periudha e izolimit nga realiteti, por edhe çfarë gjeti pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Një intervistë e cila vjen me një editorial ‘hot’ nga Endrit Mërtiri, si dhe plot të reja që Danja vendos t’i rrëfejë enkas për lexuesit tanë.
Kopertina e muajt korrik ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut dhe mediave. Danja "Në botën e çudirave" është bërë mjaft virale në rrjet, në artikuj, kanale YouTube dhe video të publikuara në rrjete sociale, teksa shfaqet e veshur me një fustan rozë e stiluar nga Atelie At'Nikolla, e ulur në një lëndinë dhe rrethuar me disa lepuj të bardhë, duke përçuar ndjesi paqeje ashtu si dhe një përrallë e bukur.
Në formatin “Big Brother VIP” shpesh modeli agresiv, luftarak, stili përça e sundo, ka dominuar më shumë audiencën, (pasi debati, sherri prodhon shikime, komente dhe vëmendje), ndryshe nga Danja Koka modelja e njohur, e cila solli versionin më pozitiv të vajzës në shtëpinë e famshme, që me butësi, argument dhe mirësi mund të fitosh një çmim, që nuk konvertohet në para, por në një dashuri të madhe, që vijon edhe sot pas 3-muajsh nga përfundimi i reality-show-t të famshëm.Danja Koka meriton një duartrokitje për imazhin e vajzës që ofroi, i cili duhet të jetë frymëzues për këdo që aspiron famën.
-
Horoskopi i muajt korrik nga revista BORDO!
7 Korrik, 13:23 -
"ARRATISJE NGA QYTETI", del numri i ri i revistës BORDO!
7 Korrik, 10:27



















