KreuCelebrity

I sëmurë me Parkinson, Ozzy Osborn: I jap lamtumirën nga Birmingam muzikës...

Legjendat e heavy metal, Black Sabbath, u ribashkuan për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh në një koncert unik bamirësie të titulluar Back to the Beginning, mbajtur më 5 korrik në Villa Park, në qytetin e lindjes së Ozzy Osbourne, Birmingham. Koncerti shënoi lamtumirën e grupit dhe një festë për karrierën e gjatë të Osbourne.

Përpara një audience prej 40 mijë fansash, koncerti përfshiu një listë yjesh nga bota e rock-ut dhe metal-it si Metallica, Guns N’ Roses, Alice in Chains, Steven Tyler, Billy Corgan, Jonathan Davis, Wolfgang Van Halen, Yungblud dhe të tjerë. Aktori Jason Momoa, së bashku me Adria Arjona, prezantuan eventin, duke ndezur atmosferën në skenë dhe në publik.

Pavarësisht përballjes me sëmundjen e Parkinsonit, Ozzy Osbourne performoi solo, ulur në një “fron lakuriqi nate”, duke kënduar hitet e tij si Mr. Crowley dhe Crazy Train. Më pas, ai u bashkua në skenë me anëtarët e grupit: Tony Iommi, Geezer Butler dhe Bill Ward, për të interpretuar klasikët War Pigs dhe Paranoid.

“Është momenti të kthehem në shtëpi, aty ku gjithçka filloi. Kjo është dhurata ime për Birminghamin”, tha Osbourne para publikut të emocionuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rolling Stone Italia (@rollingstoneitalia)

 

Në koncert pasi mesazhe video nga emra të mëdhenj si Dolly Parton, Elton John dhe Jack Black. ky i fundit i bëri homazh Osbourne përmes një rikrijimi të performancës ikonike të Mr. Crowley.   Biletat për eventin u shitën për më pak se 20 minuta, me çmime që shkonin deri në 3 mijë euro për paketat VIP. Të gjitha të ardhurat do të dhurohen për kauza bamirësie, përfshirë Cure Parkinson’s, Birmingham Children’s Hospital dhe Acorns Children’s Hospice.

Black Sabbath u krijua në vitin 1968 dhe është konsideruar pionier i zhanrit heavy metal duke ndikuar breza të tërë artistësh. Më vonë këtë vit, do të publikohet në Paramount+ dokumentari Ozzy Osbourne: No Escape From Now, që do të trajtojë sfidat dhe historinë e jetës së ikonës së muzikës.