KreuCelebrity

Humbja e binjakëve, Delinda Disha rrëfen për herë të parë: Zemra e njërit prej tyre…

Humbja e binjakëve, Delinda Disha rrëfen për herë të

Delinda Disha folie në emisionin “Mam” me Orinda Hutën për emocionet e mëmësisë dhe për sfidat që ka kaluar. Delinda përshkroi karakteret e ndryshme të dy djemve të saj: Dasantini, më serioz dhe i thellë, ndërsa Kostandini, i vogli i shtëpisë, i qeshur dhe plot energji.

Humbja e binjakëve, Delinda Disha rrëfen për herë të

“Kur mendon për një fëmijë tjetër dhe papritur merr vesh që janë dy, nuk ka lumturi më të madhe”, tregoi ajo.

Por fatkeqësisht, gjërat nuk shkuan siç i kishin ëndërruar. Në muajin e katërt, gjatë një kontrolli rutinë, mjekja e informoi për një ndërlikim të rëndë: zemra e njërës prej foshnjave kishte ndalur së rrahuri. Shpresa për të shpëtuar bebin tjetër vazhdoi për pak kohë, por më pas edhe ai humbi jetën.

Delinda e ndau këtë histori me lot në sy, duke kujtuar momentin kur i tregoi djalit të madh për humbjen e motrës dhe vëllait që ai kishte ëndërruar gjithmonë.

“Dasantini më tha: ‘Pse nuk ma the më parë? Unë e kuptoj’. Ishte një moment i vështirë, por e kuptova që gjithçka ndodh për një arsye. Ndoshta për të na bërë më të fortë”, tha ajo.