KreuCelebrity

JLo i dedikon këngë Ben Affleck, por a është për mirë apo për keq?

 

JLo i dedikon këngë Ben Affleck, por a është për

Jennifer Lopez i befasoi fansat e saj me një baladë të re, ku rrëfen dhimbjen dhe forcën që erdhën pas ndarjes me Ben Affleck. Gjatë një 'listening party' privat në Los Angeles, ku ishin të ftuar vetëm 30 fansa, këngëtarja dhe aktorja 55-vjeçare prezantoi gjashtë këngë të reja, mes tyre edhe “Wreckage of You”, një këngë që flet për një dashuri të shkatërruar, por që nuk e shkatërroi atë.

JLo i dedikon këngë Ben Affleck, por a është për

“E shkroi dhe e regjistroi vetëm dy javë më parë,” tregoi një prej të ftuarve. “Ajo tha se pas një dite të gjatë provash për turneun, ishte shtrirë në shtrat kur i lindi ideja për këngën. Viti që lamë pas ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të, si personalisht, ashtu edhe profesionalisht.”

Lopez, e cila anuloi turneun e saj në 2024 për t’iu përkushtuar vetes, tha se fjala “wreck” (rrënojë) i përsëritej vazhdimisht në mendje. “Sepse edhe pse gjithçka u shemb, unë nuk u shkatërrova. Përkundrazi,” – tha ajo. Në tekstin e këngës thuhet: “Jam më e fortë pas rrënojave të tua.”

Një tjetër dëgjues e përshkroi këngën si “shumë emocionale dhe fuqizuese, një himn për të gjitha gratë që largohen nga marrëdhënie të dhimbshme dhe rikthehen më të forta”.