KreuCelebrity

"ARRATISJE NGA QYTETI", del numri i ri i revistës BORDO!

 

Bashkë me sezonin e verës të gjithë duan të arratisemi sa mundemi nga e përditshmja e qytetit, ndaj “Bordo” duhet të jetë patjetër në valixhen tuaj të pushimeve. Arsyeja? Ka shumë në fakt! 

Po e nisim me vajzën e kopertinës, bukuroshen Danja Koka. Dikur një nga modelet e ballinës së “Bordo”, ajo rikthehet pas eksperiencës në “Big Brother VIP” për të na rrëfyer gjithçka që i dhuroi periudha e izolimit nga realiteti, por edhe çfarë gjeti pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Një intervistë e cila vjen me një editorial ‘hot’ nga Endrit Mërtiri, si dhe plot të reja që Danja vendos t’i rrëfejë enkas për lexuesit tanë…! 

 

Ky numër do të jetë i mbushur me shumë personazhe. Kejsi Tola përmes një interviste dhe një seti fotografik, na rrëfen të gjitha sekretet që e frymëzuan për albumin e ri “Frymë”, ndërsa Livia Brunga, një tjetër vajzë e njohur e ekranit, vendos të na flasë për të gjitha të vërtetat e jetës së saj, përtej thashethemeve të rrjetit. 

Elia Zaharia, artistja e njohur e teatrit vjen në “Bordo” për të zbuluar sesi jeta e saj së fundmi është mbushur me një tjetër emocion, atë të shkrimtares për fëmijë, pasi ka publikuar librin e ri “Perla dhe Dreri i Artë”. 

Motos që na frymëzon prej 10 vitesh, “Bordo”, jo thjesht një ngjyrë i bashkohen edhe tri intervista me 3 gra artiste, të cilat bëjnë magji me artin e tyre: Blerta Ristani, Elda Laro dhe Xhovana Marku, përmes tingujve dhe muzikës kanë vendosur t’i dhurojnë botës një shembull që duhet ndjekur. 

Rubrika “Bordo Men” sjell aktorin, regjisorin dhe producentin Drilon Hoxha në një rrëfim të pazakontë, ku ai flet për suksesin e filmave të tij, por edhe për jetën përtej filmit. Ndërkaq, mes këtyre faqeve, mund të takoni edhe Rorin, doktorin fashion i cili po transformon me talentin e tij shumë prej vajzave dhe grave të kryeqytetit. 

 

Me rubrikat si tendencat e modës, bukurisë dhe interiorit, sugjerimet më të fundit të udhëtimeve dhe letërsisë, ju mund ta mbushni ditët e nxehta të verës, deri në takimin e ardhshëm, i cili do të jetë, akoma më i bukur!