KreuCelebrity

Johnny Depp tregon “plagët”: Rrëfen fëmijërinë abuzive në duart e nënës së tij të dhunshme!

Johnny Depp tregon “plagët”: Rrëfen


E dhunshme dhe e paparshikueshme: Kështu përshkruhet nëna e yllit të Hollivudit, Johny Depp, një prej aktorëve ikonë sot të kinematografisë botërore. Duke kujtuar fëmijërinë e vështirë dhe marrëdhënien e ndërlikuar me të ëmën, Depp pohoi se kishte përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike, por mësimet e hidhura e ndihmuan të mos i përsëriste të njëjtat gabime si prind.

Johnny Depp tregon “plagët”: Rrëfen

Dokumentet e divorcit te prinderve te tij tregojne se aktori u braktis nga e ema kur ishte adoleshent. Johny foli gjithashtu për momentin kur u përjashtua nga filmi “Fantastic Beasts” pas akuzave për abuzim nga ish-bashkëshortja Amber Heard – akuza të cilat i mohoi me forcë. Depp tha se ndjeu se u “braktis” nga industria dhe disa miq të ngushtë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Pavarësisht goditjeve profesionale dhe personale, Depp theksoi se e vërteta e tij triumfoi kur fitoi gjyqin për shpifje në vitin 2022, dhe shtoi se ndihej i lehtësuar që juria i ktheu “jetën mbrapsht”, ndërsa tani i është rikthyer aktrimit me projekte të reja si “Jeanne du Barry”.