Ylli Dreshaj, ish fermeri që u komentua më së shumti për historinë e tij të ndarjes me bashkëshorten brenda Ferma Vip, dhe orientimin e tij seksual, duket se ka preferuar të qëndrojë larg mediave dhe intervistave.
Ai ka zgjedhur Zvicrën dhe Gjermaninë për të kaluar pushimet e tij në këto ditë të nxehta. Mirëpo, Ylli duket se ka turbulluar rrjetin duke lënë të kuptoj që në Zvicër ka shkuar edhe për punë. Teksa është shfaqur me një fshirëse pluhurash në një dritate apartamenti, ai ka lënë të kuptojë që punët e shtëpisë nuk janë problem për të.
Ylli Dreshaj na zbulon eksluzivisht se në Zvicër është gjendur për disa bashkëpunime dhe ka shfrytëzuar këto ditë për të kaluar pushimet e tij.



















