KreuCelebrity

Flitet për ndarje me Fifin, reagon Adis Patushi!

Flitet për ndarje me Fifin, reagon Adis Patushi!

Pas aludimeve qe kane mbushur rrjetin per një ndarje të mundshme me këngëtaren Filloreta Raçi (Fifi), ka reaguar për herë të parë partneri i saj, Adis Patushi. Ai ka ndarë një postim të shkurtër, por plot nenkuptim, në llogarinë e tij në Instagram, duke zgjedhur një poezi të njohur të Agim Doçit:

“Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…”

Flitet për ndarje me Fifin, reagon Adis Patushi!


As Adis dhe as Fifi nuk kanë bërë ende një deklaratë të drejtpërdrejtë për të konfirmuar ndarjen, por veprimet e tyre në rrjetet sociale vazhdojnë të ngrenë pikëpyetje. Fifi ka fshirë prej kohësh nga Instagrami i saj të gjitha fotot ku shfaqej krah Adisit.