KreuCelebrity

Labubu 'pushton' edhe Rita Orën, këngëtarja shfaqet me të në rrugët e New York-ut!

 

Këngëtarja e njohur britanike, Rita Ora, tregoi edhe një herë stilin e saj të veçantë dhe përkushtimin ndaj formës fizike gjatë një dite të ngarkuar në New York, ditën e martë.

Ajo u pa duke dalë nga palestra e veshur me një set sportiv ngjyrë vishnje – reçipeta dhe pantallona të shkurtra të kombinuara në mënyrë perfekte, të cilat i kishte përshtatur me atlete të bardha. Në çantën e saj të palestrës, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” mbante edhe një lodër prej pelushi ‘Labubu’, që tashmë është kthyer në një trend global.

Rita vazhdon të jetë një ndër emrat më të spikatur në skenën botërore, si në muzikë, ashtu edhe në modë, ndërkohë që ruan një lidhje të veçantë me yjet më të mëdha të industrisë.