Michael Madsen, i njohur për rolet e tij në filmat ‘Reservoir Dogs’ dhe ‘Kill Bill’, ka vdekur në moshën 67 vjeçare në shtëpinë e tij në Malibu, 5 ditë më parë, njoftuan autoritetet dhe përfaqësuesit e tij. U bë e ditur se Madsen është gjetur pa ndjenja dhe se nuk kishte dyshime për elemente dhune.
Më 8 korrik, NBC4 Los Angeles raportoi se shkaku i vdekjes ishte pamjaftueshmëria e zemrës. Sipas mjekut kardiolog që kujdesej për të, sëmundjet kardiake dhe alkoolizmi u renditën si faktorë që kontribuan në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Për shkak se ai ishte nën mbikëqyrje mjekësore, nuk do të kryhet autopsi dhe Zyra e Sherifit të Qarkut të Los Angeles e ka cilësuar zyrtarisht vdekjen si natyrale.



















