Kur nëna e tij nuk ishte më në gjendje të kujdesej për veten, artisti italiano-kanadez, Tony Luciano vendosi të bëhej kujdestari i saj me kohë të plotë. Por në vend që të kujdesej vetëm për nevojat e saj bazike, Tony vendosi ta përfshijë nënën në artin e tij, në mënyrë që ajo të ndihej më produktive.
“Vura re se ajo ndihej më e gjallë, më e freskët dhe e re”, ka treguar artisti. Dhe sikurse e tregojnë këto foto, pavarësisht moshës 91 vjeçare ajo duket kaq shumë e përfshirë në projektet artistike të së birit.
“Sa më shumë unë reflektoja duke postuar historinë e mamasë time në rrjetet sociale, po aq shumë edhe njerëzit e tjerë gjenin tek to një lidhje të thellë me moshën dhe çmenduritë e saj.
Jeta nuk është të presësh të vdesësh. Jeta është të duash të jetosh”, ka përfunduar rrëfimin artisti, Tony Luciano.



















