Sany Dimitri sqaron konfliktin me Rozana Radin: Nuk u ndjeva mirë kur... - Celebrity
KreuCelebrity

Sany Dimitri sqaron konfliktin me Rozana Radin: Nuk u ndjeva mirë kur...

Sany Dimitri sqaron konfliktin me Rozana Radin: Nuk u ndjeva mirë kur...

Këngëtari grek Sany Dimitri ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën Bordo, ku ka folur për raportin me kolegen dhe partneren në duetin që i solli kupën e fitores në edicionin e 24 të Këngës Magjike me këngën "Akoma", Rozana Radin mbi situatën e tensionuar e cila tërhoqi vëmendjen e mediave dhe publikut.
Duket se këngëtari i ka vendosur pikat mbi i kësaj marrëdhënie ku ka sqaruar njëherë e mirë raportin me këngëtaren.

I pyetur nëse ai dhe Rozana vazhdojnë një miqësi së bashku apo kanë pasur një të tillë Sany ishte mjaft i qartë në përgjigjen e tij:

“Me Rozanën, në fakt ne kurrë nuk kemi qenë miq në kuptimin e plotë të fjalës ‘miq’, thjesht njiheshim dhe kemi bashkëpunuar. Pra, fatkeqësisht nuk ishim miq, as tani nuk jemi më.”

Ai gjithashtu u pyet për spekulimet e mediave në lidhje me arsyet e konfliktit e cila u përfol të ishin koncertet ose paratë:

“Ndonjëherë është e vështirë të dëgjosh të vërtetën dhe është më mirë të mos dish. Por mendoj se e vërteta qëndron mes njerëzve që kanë lidhje me të. Nga ana ime, nuk grindem me njerëz për para ose koncerte. Sipas asaj që kam dëgjuar nga Rozana, ajo tha se kishte disa probleme me disa postime ose diçka të tillë, por unë nuk mendoj se kjo është e vërteta.”

Një situatë që duket se e preku Sanyn ishte performanca e Rozanës pas daljes së saj nga Big Brother, ku këngëtarja interpretoi duetin e njohur në Aurela Gaçe Show, por pa praninë e tij.

“E pashë këtë dhe u trishtova shumë. Sigurisht, ajo nuk kishte nevojë për lejen time për të kënduar këngën, por nuk u ndjeva mirë sepse është një duet, një bashkëpunim, dhe pret të paktën që partnerja të ftoj për ta performuar këtë këngë së bashku.”

Sany Dimitri duket se ruan një qëndrim të qetë dhe profesional, duke theksuar se nuk ka interes të zgjerojë konfliktet, por dëshiron të jetë i sinqertë për marrëdhënien që ka pasur me Rozanën.

Intervista e plotë më poshtë: