KreuCelebrity

Nis dasma madhështore e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez! Ja kush ishin të ftuarit!

 

 

Fundjava e dasmës së shumëpërfolur mes miliarderit Jeff Bezos dhe të fejuarës së tij, Lauren Sanchez, ka nisur zyrtarisht në Venecia, me një pritje madhështore për të ftuarit VIP. Eventi u zhvillua pranë kishës historike Madonna dell’Orto, ku Lauren u shfaq e mrekullueshme me një fustan të artë me supe të zbuluara dhe elementë barokë, krijuar nga shtëpia e modës “Schiaparelli”.

Rreth 30 varka luksoze sollën të ftuarit nën masa të rrepta sigurie të policisë italiane. Në mesin e të pranishmëve spikatnin emra të njohur si Kim, Khloe dhe Kendall Kardashian, Kylie Jenner, Tom Brady, Orlando Bloom, Kris Jenner dhe partneri i saj Corey Gamble.

Pavarësisht listës së yjeve, atmosfera ishte e qetë dhe intime. Ambienti ishte zbukuruar me lule në nuanca të bardha dhe vjollcë, ndërsa pizza e freskët përgatitej aty për aty, e shoqëruar nga tingujt e një tastieristi që luante live, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë festive

 

Çifti, që mbërriti ndër të fundit, u shoqërua nga një eskortë e fortë sigurie. Në një moment të veçantë, ata u ndalën për një puthje romantike, përpara se të hynin në ambientin e zbukuruar të festës.

Nis dasma madhështore e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez! Ja kush ishin

Detajet e ceremonisë martesore janë mbajtur të fshehta, ndërsa organizimin e dasmës e kanë marrë përsipër “Lanza & Baucina Limited”, kompania që qëndron pas dasmave të George dhe Amal Clooney, si dhe Salma Hayek dhe François-Henri Pinault.

Sipas organizatorëve, ndikimi në qytet pritet të jetë minimal, pavarësisht interesit të lartë mediatik dhe fluksit të vizitorëve në Venecia për këtë ngjarje luksoze që pritet të përfundojë me një ceremoni madhështore në fundjavë.