KreuCelebrity

Ardit Gjebrea nderohet në Itali me çmimin prestigjioz “Le Cattedrali Letterarie Europee”

Ardit Gjebrea nderohet në Itali me çmimin prestigjioz “Le
Ardit Gjebrea është vlerësuar në Itali me çmimin prestigjioz “Le Cattedrali Letterarie Europee”, duke u bërë shqiptari i parë që merr këtë vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Palazzo Farnese, ku emri i Gjebreas u rendit përkrah personaliteteve të njohura botërore. Ky çmim i akordohet figurave që kanë dhënë kontribut të veçantë në kulturë, art dhe promovimin e vlerave evropiane.

Vlerësimi u dha nga Associazione Eureka, një organizatë e njohur italiane, e cila është nderuar pesë herë nga presidentë të ndryshëm të Republikës Italiane dhe mbështetet nga Presidenza del Consiglio si dhe Bashkimi Europian.

Përmes presidentit të saj, Marco Ghitarrari, organizata shprehu vlerësimin e lartë për personalitetin e Ardit Gjebreas dhe kontributin e tij ndër vite në fushën e artit, duke veçuar gjithashtu bashkëpunimin e tij me kulturën italiane.

Ky vlerësim përbën një tjetër sukses të rëndësishëm për figurën e njohur të ekranit dhe muzikës shqiptare në arenën ndërkombëtare.