KreuBusull

Tiranë, sherr fatal në një lokal: kuzhinieri vritet nga kolegu

Tiranë, sherr fatal në një lokal: kuzhinieri vritet nga kolegu

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën këtë pasditë, 28 tetor. Një kuzhinier 34-vjeçar, me iniciale I.S., humbi jetën pas një konflikti me kolegun e tij, picierin F.SH., 41 vjeç, i cili u arrestua menjëherë nga policia.

Mediat raportojnë se konflikti mes tyre kishte qenë i përsëritur, pasi autori pretendonte se viktima e bullizonte vazhdimisht. Ky i fundit u godit për vdekje me mjet prerës nga kolegu. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në një lokal në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar të gjitha rrethanat.

Kjo është ngjarja e dytë tragjike brenda pak orësh në vend. Më parë, një 69-vjeçar u vra nga i biri i tij në Shkallnur të Durrësit pas një konflikti familjar.

Tags:

tirane