KreuArt

"Veshur me traditë" eventi që "zhveshi" VIP-at nga komoditeti!


Traditat shqiptare janë një ndër shtyllat më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar, të ruajtura me përkushtim dhe dashuri ndër breza. Ato sot nuk jetojnë vetëm në kujtesën historike, por vazhdojnë të marrin frymë në ngjarje dhe mbrëmje të veçanta që i kthejnë në përjetim të gjallë. Një prej këtyre përvojave ishte edhe një pasdite vere ku figura dhe personalitete të njohura u mblodhën në një natë vallesh, këngësh dhe ritmesh tradicionale për të promovuar kulturën shqiptare në formën e saj më autentike.

Para se të hysh në skenën e njohur të “Albanian Night”, vizitorët kanë mundësinë të zgjedhin një veshje e qyteteve shqiptare, duke u bërë vetë pjesë e kësaj eksperience unike për të pjetuar kështu një udhëtim kulturor ku arti, tradita dhe emocionet bashkohen. Mes të ftuarve dhe pjesëmarrësve mund të shihen emra të njohur të skenës dhe medias si Ilda Lumani, Arbana Osmani, Jonida Maliqi dhe shumë figura të tjera, të veshura me kostume tradicionale shqiptare.

"Veshur me traditë" eventi që "zhveshi" VIP-at nga

"Veshur me traditë" eventi që "zhveshi" VIP-at nga

Të ulur këmbëkryq, të rrethuar nga muzika dhe atmosfera e ngrohtë, të gjithë u bën pjesë e një feste ku tradita nuk është thjesht spektakël, por emocion i përbashkët. Të ftuarit nuk ngelen vetëm shikues të kësaj shfaqjeje, por nuk ngurruan të bëhen pjesë e saj nëpërmjet valleve e batutave.

"Veshur me traditë" eventi që "zhveshi" VIP-at nga

"Veshur me traditë" eventi që "zhveshi" VIP-at nga

"Veshur me traditë" eventi që "zhveshi" VIP-at nga

"Veshur me traditë" eventi që "zhveshi" VIP-at nga

Një përvojë që solli buzëqeshje dhe freski nga dhalli "Lufra" pija që shijon më shumë se çdo gjë tjetër në ditët e nxehta të verës, ndërthurej bukur më tematikën e eventit ku në një prej këndeve të ambientit gjeje shotsa me dhallë me emrat e krahinave shqiptare në një kombinim të veçantë me frutat e stinës duke dhënë kështu një shije unike.

"Veshur me traditë" eventi që "zhveshi" VIP-at nga

"Veshur me traditë" eventi që "zhveshi" VIP-at nga

"Veshur me traditë" eventi që "zhveshi" VIP-at nga

"Veshur me traditë" eventi që "zhveshi" VIP-at nga

"Veshur me traditë" eventi që "zhveshi" VIP-at nga

"Veshur me traditë" eventi që "zhveshi" VIP-at nga

Me një identitet gjithnjë e më të lidhur me promovimin e vlerave tradicionale dhe një ambalazh që i jep jehonë elementeve të kulturës shqiptare, “Lufra” bëhet pjesë e kësaj përvoje jo vetëm si produkt, por si simbol i shijes së përditshme që lidhet me trashëgiminë tonë.

Një pasdite që solli buzëqeshje, freski dhe emocion, duke treguar se trashëgimia shqiptare nuk ruhet vetëm në muze apo libra, por jeton dhe festohet çdo ditë në mënyrat më të bukura të mundshme.