KreuFashion

New York Fashion Week; stilistët zgjedhin Elton Ilirjanin si modelin kyç të koleksioneve!

New York Fashion Week; stilistët zgjedhin Elton Ilirjanin si modelin

Java e Modës në Nju Jork është gjithmonë një çështje spektakolare, që ka vëmendjen e gjithë botës.  Këtë vit, mbi 300 stilistë nga 50 vende shfaqën koleksionet e tyre për Pranverë/Verë 2025. Pasarela u vesh me dhjetra modelë dhe modele të cilët prezantuan koleksionet që përmbajnë një gamë emocionesh dhe temash. Modeli, aktivisti dhe sipërmarrësi i njohur shqiptar Elton Ilirjani është përzgjedhur edhe kësaj here nga stilistët në New York si modeli kyç për prezantimin e koleksioneve të tyre.

New York Fashion Week; stilistët zgjedhin Elton Ilirjanin si modelin

Elton Ilirjani ishte supermodeli special i dizajnerit të lindur në Tajvan, Malan Breton i cili përdori temat e tradhtisë dhe shpresës për koleksionin e tij të fundit. Duke përdorur mëndafsh, lëkurë në ngjyrë rozë dhe lesh për koleksionet, pasarela e tij kishte linja dramatike dhe forma të çuditshme. Ilirjani i cili zgjodh si modeli që përmbylli spektaklin u shfaq në pasarelë me gjithë potencën që e karakterizon veshur me një fustan elegant në ngjyrë të verdhë. Me stilimin e flokëve të udhëhequr nga Marco Maranghello dhe ekipin e bukurisë të udhëhequr nga Vincenza Carovillano e nominuar për Emi, shfaqja u ndje si një koleksion nga e ardhmja. Breton ka veshur të famshëm si Priyanka Chopra, Janelle Monae, Vivica A Fox dhe më shumë.

New York Fashion Week; stilistët zgjedhin Elton Ilirjanin si modelin

New York Fashion Week; stilistët zgjedhin Elton Ilirjanin si modelin

Po ashtu modeli shqiptar ishte edhe zgjedhja e markës me bazë në Miami, Jemma Russo. Brandi mori në mënyrë etike pëlhura mëndafshi dhe lëkurë origjinale italiane nga një fabrikë familjare në Firence për koleksionin debutues, i cili paraqiste besimin dhe fuqinë si thelbin e elegancës. Punimet e stilistes Jamila Russo synojnë të fuqizojnë gratë, duke u siguruar që ato të ndihen rehat në lëkurën e tyre, por me stil përmes mjeshtërisë së saj të përpiktë dhe materialeve premium. I njohur si aktivist që mbështet gjithmonë të drejtat e grave Ilirjani ishte zgjedhja e duhur e stilistes amerikane për prezantimin e koleksionit të saj në Javën e Modës në New York. Pasarela e mbizotëruar nga modeli shqiptar nuk ka lënë indiferent as dy tabloidët prestigjozë amerikanë TMZ dhe Forbes të cilët në pasqyrimin New York Fashion Week kanë veçuar Ilirjanin si modelin që ka spikatur më shumë gjatë minutave të shfaqjes. 

New York Fashion Week; stilistët zgjedhin Elton Ilirjanin si modelin

New York Fashion Week; stilistët zgjedhin Elton Ilirjanin si modelin

Axhenda e Elton Ilirjanit më tej do të vijojë të jetë tejet e ngjeshur duke qenë se është i ftuar në dhjetëra vende anembanë botës për të marrë pjesë në Javët e Modës që mbahen në metropolet e famshme për prezantimin e koleksioneve Pranverë/ Verë 2025. Influenceri Elton Ilirjani po bën një trajektore mirëfilli globale nga Japonia, Korea e Jugut, Paris, Milano, Miami, New York.  Mandej në Tetor do të jetë i ftuari special në eventin e bukurisë Miss Globe që mbahet në kryeqytetin shqiptar në Tiranë.

New York Fashion Week; stilistët zgjedhin Elton Ilirjanin si modelin

New York Fashion Week; stilistët zgjedhin Elton Ilirjanin si modelin

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF