Rezart Veleshnja është aktor dhe komedian shqiptar, i njohur për rolet e tij në spektaklin humoristik "Portokalli" dhe për pjesëmarrjen në edicionin e tretë të "Big Brother VIP Kosova". Në vitin 2024, Veleshnja u bë pjesë e "Big Brother VIP Kosova", ku solli humor dhe energji pozitive. Megjithatë, ai u përjashtua nga gara për shkak të sjelljeve të papranueshme, përfshirë ngacmime seksuale dhe përdorim të gjuhës së urrejtjes, që ishin në kundërshtim me rregullat e shtëpisë.
I ftuar në 'Andale', Rezi ka zbuluar disa sekrete për publikun në lidhje me spektaklet ku ka marrë pjesë e ndër to edhe për 'BBV Kosova". Aktori u shpreh se Stresi, i cili u shpall fitues në "BBV Kosova 1" nuk ka marrë akoma një pjesë të parave të çmimit të madh dhe shprehet se babai i Stresit
" Se unë e unë Arkimedin e kam pasur shok lagje, jemi dosta, ato lekët që i keni Arkimedit akoma jepjani, jepjani se ngeli Saliu te Klan Kosova, bjeri dhe 60 të tjerat jepini lekët Salës ere..."



















