Huma Abedin, ish-këshilltarja e ngushtë e Hillary Clinton dhe një figurë e njohur në politikën amerikane, është martuar këtë fundjavë me Alex Soros, investitor dhe kryetar i Open Society Foundations.
Çifti kishte planifikuar një martesë të thjeshtë, larg syve të publikut, por u bindën të organizonin një ceremoni zyrtare pas këmbënguljes së Hillary Clinton.
“Ajo e meriton një moment të tillë,” tha Clinton, duke shtuar se miqtë dhe familja do të donin të ndanin me ta këtë kapitull të ri.
Dasma u zhvillua në Hamptons me dy ceremoni, ndërsa Abedin veshi dy fustane të personalizuara – një nga Erdem dhe një nga Givenchy, krijuar nga Sarah Burton.
Në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.



















