Pesë muaj me pare, Hugh Jackman dhe Sutton Foster zyrtarizuan lidhjen e tyre e tani po ndërtojnë një jetë të re së bashku në New York. Por ish bashkeshortja e tij prej nje martese 27 vjecare, Deborra Lee Furness, e shpotiti ashper "dashurine" e tyre.
“Deb as nuk përpiqet ta fshehë se si ndihet për Hugh dhe Sutton që luajnë çiftin. Ajo e konsideron atë një romancë ngushëllimi, një fantazi të rikthyer dhe nuk e beson për asnjë minutë”, tha per revisten OK! nje person i rrethit te saj, i cili e theksoi se 69-vjeçarja nuk i fsheh rezervat për lidhjen e re të ish-burrit të saj. Madje, ajo duket se “vë baste se sa do të zgjasë” dhe po keshtu, “vë bast se nuk do të zgjasë më shumë se një vit”.
Deborra Lee Furness beson se marrëdhënia e re e ish-burrit të saj është e nxituar dhe emocionalisht konfuze. “Sipas mendimit të saj, Hugh mezi e ka kuptuar ndarjen e tyre dhe tashmë po zhytet me kokë në këtë realitet të ri me Sutton. Ajo beson se ai po sillet si adoleshent”, tha i njëjti person.



















