
Franceska Murati u bë mjaft e njohur në Shqipëri gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin të tretë të “Big Brother VIP Albania”. Tashmë ajo është një personazh shumë i dashur për publikun dhe një influencuese shumë e ndjekur nga vajzat shqiptare. Prej disa kohësh Françeska është shpërngulur nga Lodra dhe jeton në tiranë, ku së fundmi ka blerë edhe shtëpinë e saj të re.
Françeksa gjithmonë ka marrë shumë vëmendje në daljet e saj televizive, ku njihet për fustanet e shtrenjtë dhe jetën luksoze që bën. E ftuar mbrëmjen e djeshme në "Në kurthin e Piter Pan", Françeska nuk mumd t'i shpëtonte pyejteve pikante të fëmijëve, të cilave u është përgjigjur me shumë diplomaci.
Sa lekë ka kushtuar fustani yt sot? Se je dorëlëshuar me lekët
Françeksa: Kështu më ka dalë nami, po nuk është e vërtetë. Pse sa ka kushtuar fustani yt?
Unë e kam falas
Françeska: Po dhe une e kam falas
Ke shumë money apo pound?
Françeska: Besoj se nuk ka ndonjë përgjigje për këtë. Gjithçka në jetë është sa mirë ndihesh dhe sa mirë, të shijojsh jetën se lekët janë sot, nuk janë nesër, ikin dhe vijnë nuk ka rëndësi
Së fundmi flitet se Françeska është ndarë nga bashkëshorti i saj. Aludimet për ndarjen e tyre kanë nisur pasi Françeska ka vendosur të zhvendoset për të jetuar vetëm me djalin në Tiranë, ndërsa babai i djalit të saj jeton në Londër dhe gjithashtu nuk ka postuar më foto të tij në rrjete sociale.



















