KreuCelebrity

Fjalët e fundit rrëqethëse të pilotit të avionit të Air India, që u rrëzua me 242 persona në bord!

Fjalët e fundit rrëqethëse të pilotit të avionit

Piloti i avionit të Air India të rrëzuar një ditë më parë, kishte tentuar dëshpërimisht në momentet e fundit të lajmëronte se po humbnisnin lartësi dhe të kërkonte ndihmë, pa mundur megjithatë të shmangte tragjedinë e konsumuar shumë shpejt.

Fjalët e fundit rrëqethëse të pilotit të avionit

Avioni i nisur drejt Londrës nga Ahmedabadi kishte vetëm 11 sekonda në ajer, kur piloti Sumeet Sabharwal kontaktoi kullën e kontrollit i përfshirë nga paniku: “Mayday…po humbim fuqi, nuk ngrihem dot lart”, ka qene mesazhi i tij.

Hetuesit e kontrolluan sot vendngjarjen e asaj qe shihet si njëra prej tragjedive më të mëdha ajrore në Indi, për të gjetur shkaknn e rrëzimit. Ndërkohë, kryeministri indian, Narendra Modi, u takua me udhëtarin e vetëm që mbijetoi, një ditë pasi avioni u rrëzua pak minuta pasi ishte ngritur nga pista, duke i lënë të vdekur 241 njerëz në bord dhe disa të tjerë në tokë.

Avioni Boeing 787 - që po fluturonte për në Londër – goditi një konvikt të një kolegji mjekësor në një zonë banimi në qytetin veriperëndimor të Ahmedabadit, pak minuta pasi u ngrit në ajër të enjten.

Shumica e trupave ishin djegur deri në atë shkallë sa nuk njiheshin më, ndërsa autoritetet po kryejnë teste të ADN-së për identifikimin e viktimave. Pritet të gjenden më shumë trupa gjatë kërkimit në vendin e aksidentit. Nuk dihet nëse kuti të zeza - regjistruesit e të dhënave të fluturimit dhe të zërit në kabinë - janë gjetur.