KreuCelebrity

Nubbin: Çfarë është çipi i trurit për kurimin e kujtesës, mund të rishikoni ëndrrat!

Nubbin: Çfarë është çipi i trurit për kurimin

Një ‘çip i ri i trurit për kurimin e kujtesës’ ka pushtuar internetin. Çipi ‘Nubbin’ i krijuar nga TCKR Systems ju lejon të ‘hyni në vetëdijen virtuale’, që do të thotë se mund të rishikoni ëndrrat dhe momentet në jetën tuaj.

Nubbin: Çfarë është çipi i trurit për kurimin

“Realiteti i përsosur? Është gjithçka në kokën tënde”, shkruhet në faqen e tyre të internetit. “Realiteti është i mërzitshëm. Koha për diçka më të mirë.” Madje ka edhe faqen e vet në TikTok me mbi 17,000 ndjekës dhe ka rekrutuar një numër të famshëm dhe influencuesish për të bërë “reklama” për ta, përfshirë Rylan Clark, lojtarin Cadaea, dhe madje edhe llogarinë zyrtare të Currys.

Në klipe, përdoruesit shtypin butonin në Nubbin-in e tyre, i cili është i pozicionuar në tëmtha, përpara se sytë e tyre të zbardhen dhe të përfundojnë në një botë tjetër, të pavetëdijshëm se ku ndodhen në jetën reale.Por kjo ka ngjallur shqetesim.

“Pse u zbardhen sytë? Kjo nuk është teknologji, por posedim dhe magji e zezë”, shkroi një person i shqetësuar në komentet e një videoje. “Dreq, unë u regjistrova në TikTok në vitin 2076”. 

E vertete ama eshte se Nubbin nuk eshte aspak real, por thjesht një marifet i përpunuar (dhe mjaft i kushtueshëm) për PR-in e serialit të ardhshëm të Netflix-it, Black Mirror. Mendohet se do të luajë një rol të madh në sezonin e ardhshëm të 7-të, më konkretisht në “Eulogy”, “Hotel Reverie” dhe në vazhdimin e “USS Callister”, dhe ky marifet synon t`i binde njerëzit se kjo teknologji e tmerrshme po vihet në jetë.