Bardhi, këngëtari i njohur shqiptar, ishte pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania” (BBVA),. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Bardhi krijoi një lidhje romantike me modelen Sara Gjordeni. Pas përfundimit të BBVA, Bardhi dhe Sara vazhduan lidhjen e tyre dhe tashmë janë prindër të një vajze. Ata shpesh ndajnë momente të përbashkëta në rrjetet sociale, duke treguar se janë ende të dashuruar
I ftuar së fundmi për një intervistë në një media kosovare, Bardhi ka folur për eksperiencën e tij në "BBV3", duke u shprehur se nuk ka qenë një ndër më të bukurat.
"Unë kam ndenjur 53 ditë kështu që, mirë. Shtatë ditët e para ka qenë vështirë, tre ditë e kam lypur telefonin... Nuk është për çdo kë. Unë jam kënaqur, por jo në atë nivel që ta quaj eksperienca më e mirë e jetës."- u shpreh Bardhi
"Je me njerëz që nuk i njeh, dhe ndonjëherë çdo minutë dikush mundohet të kapet pas teje që loja të bëhet më interesante.”
Në një moment të papritur gjatë edicionit të tretë të BBV", Bardhi ndërpreu pjesëmarrjen e tij për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij. Ai gjithmonë ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fansave dhe gjithashtu ka kërkuar falje për ata që u zhgënjyen nga largimi i tij .
Përgatiti: Libera Resulaj



















