KreuCelebrity

"S'kam afeksion", Erion Isai divorcohet nga bashkëshortja e tij pas 14 vitesh martesë!

 

 

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, në gusht 2024, ka paraqitur një kërkesë-padi pranë Gjykatës së Tiranës për t’u divorcuar nga bashkëshortja Ajlin Petrela, me motivacionin se mes tyre nuk ka më afeksion, se jetojnë të ndarë, se martesa e ka humbur kuptimin. Erioni dhe zonja Petrela ishin të martuar që nga viti 2011 dhe kanë dy fëmijë.

Në prill të këtij viti, Gjykata e Tiranës ka vendosur zgjidhjen e martesës. Ndonëse fjalët qarkullonin prej kohësh se Isai jetonte i vetëm mes Tiranës dhe Ersekës së bashku me thashetheme të tjera, kjo asnjëherë nuk ishte pranuar prej tij. Por tashmë duket se ndarja është zyrtarizuar nga Gjykata e Tiranës në prill të këtij viti, ndërsa kërkesa për divorc ishte paraqitur një vit më parë.

"S'kam afeksion", Erion Isai divorcohet nga bashkëshortja e

 Rastësi ose jo, kriza në martesën e erionit ka ardhur pasi u emërua në vitin 2019 kryetar i Bashkisë së Ersekës. Aktori i humorit Erion Isai tregoi ‘sakrificën e tij’ për interes publik pasi la një pagë rreth 5 mijë euro në televizion për një rrogë 680 mijë lekë të vjetra si kryetar i Bashkisë Kolonjë.

Përgatiti: Libera Resulaj