KreuCelebrity

Kriza me Shpatin, Selvija merr djalin dhe largohet nga Tirana?!

Kriza me Shpatin, Selvija merr djalin dhe largohet nga Tirana?!

Kriza në martesën e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, qenka e vërtete: Përmes një postimi të bërë në rrjet, partnerja e tij, Selvije Jao, zbuloi për ndjekësit se së fundmi ka marrë një vendim disi të vështirë për të: largimin nga Tirana.

Teksa postoi një foto të realizuar nga Arena, Selvija shkruan se ndonëse do të largohet, ajo do të mbajë gjithmonë me vetë copëza nga ky qytet. “Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet”, shkroi Selvija në një InstaStory.

Kriza me Shpatin, Selvija merr djalin dhe largohet nga Tirana?!

Ndërsa shkroi më tej se në këtë qytet u rrëzua, qeshi dhe u ngrit për djalin e saj, duke lënë disi në hije marrëdhënien me këngëtarin. Për rrjedhojë ajo ka lënë të nënkuptohet se do të largohet nga Tirana vetëm me të birin, Roelin, pa Shpat Kasapin.


Prej disa javësh, fansat kishin vënë re se çifti nuk ndiqej më në rrjetet sociale, ndërsa Selvija një muaj më parë kishte ndarë një tjetër postim ku fliste për një “periudhë të vështirë” që po kalonte në jetën e saj.