Mediat austriake publikuan fotot e autorit të masakrës në një gjimnaz të Graz-it, ndërsa 20 vjecari që kreu sulmin është identifikuar si Artur A. Mësohet tani se ai ka qëlluar e vrarë edhe vajzën adoleshente të fqëinjëve të vet, ndërsa planifikonte të përdorte edhe bomba gjatë sulmit në shkollën e mesme, të cilën vetë nuk e kishte përfunduar dot dhe ankohej se ishte bullizuar keqas.
Viktimat e tij në shkollë janë një mësuese dhe 9 nxënës të moshave nga 14 deri në 17 vjec. E para prej tyre është identifikuar si 15 vjecarja Lea Bajrami, me origjinë nga Kosova. Arturi përdori dy armë, një pushkë dhe një revole, ndërsa të shtënat e tij vazhduan për 13 minuta.
Në letrën e lamtumirës të lënë të ëmës ai i kërkonte ndjesë për “atë që do të bënte”, dhe i kërkonte që të kujdesej për macen e tij, që 21 vjecari e adhuronte aq shumë. Hetuesit dhane detaje te reja duke sqaruar se autori i ngjarjes, i cili do të mbushte 22 vjeç në më pak se dy javë, nuk kishte profile te tij në mediat sociale.
Ai u përshkrua si një njeri i vetmuar që mbante kontakt vetëm me një mik, i cili nuk e dinte se po planifikonte të kryente masakrën të martën në mëngjes. Pavarësisht se jetoi në Kalsforf - popullsi 8,000 - për pesë vjet, Arturi nuk u përfshi në asnjë ngjarje, aktivitet apo ekip sportiv lokal.
"Ai ishte një i ri shumë i padukshëm", tha kryebashkiaku i Kalsdorf, Manfred Komericky. "Ndjehej sikur as nuk ishte vënë re. Askush nuk e njihte vërtet. Ky është pikërisht profili që për fat të keq shohim shumë shpesh - persona të heshtur, të izoluar shoqërisht."
Arturi kishte studiuar shkenca kompjuterike në shkollën e mesme dhe vazhdoi shkollën e biznesit deri në vitin 2019, raportojnë mediat lokale. Ai jetonte me nënën e tij beqare në një periferi të Gracit dhe kishte luftuar për të gjetur punë, raporton Heute.



















