Kanye West ka ndryshuar përsëri emrin e tij. Pas ndryshimit të parë në vitin 2021, kur u bë i njohur si "Ye", ai tani quhet "Ye Ye". Ky ndryshim është konfirmuar përmes dokumenteve ligjore të regjistruara në Kaliforni nga menaxheri i tij i biznesit, Hussain Lalani dhe është ndryshuar në të gjitha kompanitë e tij, përfshirë Yeezy Apparel, Yeezy Record Label LLC dhe Getting Out Our Dreams Inc.
Ky emër i ri, "Ye Ye", ka ngjallur diskutime për domethënien e tij dhe mundësinë e lidhjes me stilin muzikor "yé-yé" të muzikës pop franceze. Megjithatë, nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga Kanye West në lidhje me këtë ndryshim.
Megjithatë, është interesante që West ende nuk e ka shpallur publikisht emrin e ri.Rastësisht, Kanye West u zemërua së fundmi që e thirrën me emrin e tij të lindjes. Ai u largua nga emisioni i Piers Morgan sepse prezantuesi “guxoi” ta quante Kanye.
Përgatiti: Libera Resulaj



















