Pamja e re e Katie Price ka tronditur ndjekësit e saj, të cilët thuajse nuk e njohën në një video të fundit të postuar në Instagram. 47-vjeçarja, dikur nje modele e njohur per pamjen e saj, u shfaq duke promovuar një vaj kanabisi, por vëmendjen kryesore e mori transformimi i saj fizik.
Fansat vunë re një humbje të theksuar në peshë, por edhe ndryshimet drastike në fytyrë, të cilat ia atribuojnë ndërhyrjeve të shumta estetike.
Në komente, shumë prej tyre i bënë thirrje të ndalë operacionet, duke theksuar se ka qenë më e bukur kur ishte natyrale. "Nuk duhej të kishte prekur buzët dhe sytë. Ishte kaq e bukur", ka shkruar nje ndjekes. Që nga fillimi i karrierës së saj në modeling, Price ka kryer të paktën 16 ndërhyrje në gjoks, tre ngritje të të pasmeve, një rinoplastikë dhe gjashtë lifting të fytyrës.



















