KreuCelebrity

MTV në zi, humb jetën prezantuesja ikonë Ananda Lewis!

 

Ananda Lewis, prezantuesja e njohur e MTV-së, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit. Lajmi i hidhur u shpërnda nga motra e saj, Lakshmi, e cila e përshkroi Anandën si “të lirë, në krahët e Zotit” .

Ananda arriti famë në vitet ’90 si një nga figurat më të dashura të MTV-së, ku prezantoi emisione si “Total Request Live” dhe “Hot Zone”. Në vitin 1999, “The New York Times” e cilësoi si “vajza e momentit” për gjeneratën hip-hop. Ajo u largua nga MTV në 2001 për të drejtuar talk-show-n e saj personal .

Në vitin 2020, Ananda zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në stadin e tretë. Sëmundja më vonë avancoi në stadin e katërt. Në muajt e fundit të jetës, ajo e pranoi publikisht se kishte shmangur trajtimet standarde, gjë për të cilën shprehu keqardhje. “Kur të vijë momenti im, dua të them me bindje: ‘E jetova jetën tamam siç doja’”, shkruante ajo në një ese për “Essence”.

 

Ananda do të kujtohet jo vetëm për karrierën e saj të suksesshme televizive, por edhe për guximin dhe sinqeritetin në përballjen me sëmundjen, duke inkurajuar të tjerët për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të kancerit.