KreuCelebrity

“Do më mungojë zëri yt...", Kiara Tito humb njeriun e shtrenjtë!

Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të dhimbshëm. Ajo po kalon një periudhë të vështirë pas humbjes së gjyshes së saj të dashur, Maria, e cila u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare.

Kiara ka postuar në “Instastory” disa fotografi me fjalë prekëse. Në njërën prej tyre shihet duke qëndruar pranë gjyshes gjatë një momenti të ëmbël, ndërsa në tjetrën, vogëlushja Luna Mari përqafon me dashuri stërgjyshen e saj, duke kapur një çast të thjeshtë, por të mbushur me emocione.

 “Lamtumirë Nana Maria e dashur. Do më mungojë gjithmonë zëri yt, përqafimi yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe”, shkruan Kiara, duke shoqëruar fjalët me simbole paqeje dhe dashurie.

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të dashura të publikut. Ata e nisën romancën e tyre brenda "BBV", lidhje e cila vazhdoi dhe jashtë dhe tashmë ata janë prindër të një vajze.  Shpesh ka pasur aludime për një shtatzani të dytë të Kiarës. Së fundmi ajo është përgjigjur duke e mohuar këtë lajm.