Me 242 persona ne bord, nje avion i Air India, i nisur drejt Anglise, u rrezua sot ne qytetin e Ahmedabadit, duke shokuar Indine e te gjithe boten. Po ndersa mendohej se te gjithe do te kishin vdekur nga perplasja, një i mbijetuar u gjet në sediljen 11A të fluturimit i cili u rrëzua pak minuta pasi u ngrit ne ajer. "Policia gjeti një të mbijetuar në sediljen 11A. Një i mbijetuar është gjetur në spital dhe është nën trajtim. Nuk mund të themi asgjë për numrin e vdekjeve ende. Numri i të vdekurve mund të rritet pasi fluturimi u rrëzua në një zonë banimi“, tha për ANI Komisioneri i Policisë së Ahmedabad, GS Malik.
Sipas Reuters, më shumë se 100 persona kanë humbur jetën në aksident dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet. Aeroplani, i cili u nis në orën 13:38 dhe ishte nisur për në Aeroportin Gatwick të Londrës, u përplas me një konvikt studentesh te mjekesise. Të paktën pesë studentë jane zhdukur, sipas Minakshi Parikh, dekanit të kolegjit, e 50 te tjere jane derguar ne spital.
Kompania ajrore tha se avioni, një Boeing 787-8 Dreamliner, mbante 169 shtetas indianë, 53 britanikë, shtatë portugezë dhe një kanadez. Personat e plagosur po dërgoheshin në spitale, tha kompania ajrore, por nuk ishte e qartë nëse ata kishin qenë në tokë apo në fluturim.



















