
Lidhja e Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit mori fund, e pohuar kjo pak dite me pare nga vete Alba përmes një postimi të bërë në rrjet. Ajo shkruante se pas këtij vendimi jo dhe aq të mirë për të, do mundohet që ta marrë veten dhe të mbledhë forca për të vijuar pa Limin.
Mbrëmjen e djeshme Alba ka qenë e pranishme në spektaklin e "Ferma Vip" dhe nuk mund t'i shpëtonte pyetjeve nga opinionistët Kastro dhe Zhaku apo nga Luana, në lidhje me ndarjen e saj nga Limi dhe arsyen. Për këtë çështje Alba u shpreh se janë ndarë me të vërtetë dhe fjala e fundit është thënë.
Luana: Je më me Limin?
Alba: Fjala është thënë.Luana: Jeni ndarë?
Alba: Po.
Kastro: Nga kush i tha fjala e fundit?
Alba: Pak rëndësi ka.
Zhaku: Rëndësi ka që Alba e mori mësimin e saj.
Kastro: Unë kam besim se Alba do dalë me ndonje dekalarate se e do Tosk, Bektashi.
Alba: Kastro unë nuk i ofendoj të tjerët.
Kastro: Je gati për një lidhje me një Tosk.
Alba: Jo jam prapë me veriorët.
Së fundmi këngëtari ka postuar krah një femre tjetre. Të pranishëm në festën e madhe e cila u organizua në bregdetin e Shëngjinit, Limi ka postuar foto i lumtur me vajzën jo pak të njohur në rrjet, Endi Cini.



















