KreuCelebrity

Kanceri i Mbretit Charles, mjekët: Është vdekjeprurës! Nisin përgatitjet në familjen Mbretërore!

Kanceri i Mbretit Charles, mjekët: Është vdekjeprurës! Nisin

Forma e kancerit që i është diagnostikuar mbreti Charles në vitin 2024 thuhet se është e pashërueshme. Ky zhvillim tronditës është konfirmuar nga burime pranë ekipit mjekësor të sovranit dhe është publikuar nga “Daily Telegraph”, “Perez Hilton” dhe “Radar Online”. Lajmi duket se përforcon komentin e pazakontë të princit Harry, i cili pak javë më parë kishte deklaruar për BBC-në: “Pyes veten se sa kohë i ka mbetur për të jetuar.”

Çfarë pritet të ndodhë nëse Mbreti Charles ndërron jetë?

Nëse ndodh më e keqja, procesi i tranzicionit është i qartë: princ William do të shpallet menjëherë mbret i Britanisë së Madhe. Ky proces do të ndodhë automatikisht në momentin e vdekjes së sovranit aktual, sipas ligjit të trashëgimisë.

Ceremonia tradicionale e shpalljes së mbretit të ri do të zhvillohet në Këshillin e Trashëgimisë në Londër, dhe pas kësaj, do të caktohet data e kurorëzimit – një ngjarje madhështore që do të ndodhë disa muaj më vonë.

Kate Middleton do të marrë titullin Mbretëreshë Konsort, dhe roli i tyre do të forcohet ndjeshëm në jetën politike dhe publike të vendit. Gjithashtu, pritet të ketë një peridhë zie kombëtare, gjatë së cilës aktivitetet publike do të pezullohen, dhe media do të ndryshojë axhendën e saj në respekt të sovranit të ndjerë.

Në vitin 2024, Pallati Buckingham njoftoi se diagnoza e Mbretit u bë gjatë një ndërhyrjeje për prostatën. Në atë kohë, gjendja dukej se ishte nën kontroll, por trajtimet e mëvonshme kanë sjellë pasoja dhe ndërlikime. Në mars, Charles u detyrua të ndërpriste përkohësisht angazhimet për shkak të efekteve anësore të terapive.